EA Sports do të riemërtojë serinë e tyre të njohur të lojërave FIFA pasi nuk arritën të zgjasin partneritetin e tyre me FIFA.
EA Sports ka njoftuar se videoloja e tyre e njohur tani do të quhet ‘EA Sports FC’ pasi nuk arriti të binte dakord për një partneritet të ri me FIFA.
FIFA donte që EA të dyfishonte tarifën e të drejtave prej 150 milionë funte në vit, megjithatë kjo nuk ra dakord.
Pra, nga viti 2023 do FIFA do të quhet EA Sports FC, duke i dhënë fund një partneriteti prej tre dekadash me organin qeverisës të futbollit.