Ftesa të reja nga Gjykata Speciale me seli Hagë kanë arritur në Kosovë. Pas deputetës së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila konfirmoi dje se është ftuar nga Specialja, ftesë ka marrë edhe Rilind Berisha.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Berisha duke mos konkretizuar se në çfarë cilësie është ftuar.
Ai shkruan në Facebook, transmeton Sinjali se nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohet nga Gjykata Speciale.
“Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruar Berisha.
Rilind Berisha është i punësuar në Ministrinë e Drejtësisë.
Muajve të fundit në Hagë janë ftuar shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo vetëm. Kjo duke përfshirë, kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili për shkak të ftesës së marrë ka dhënë dorëheqjen.
Në cilësinë e të dyshuarit Specialja e ka ftuar edhe Jakup Krasniqin./Sinjali