image Pas takimit me presidentin kinez, Biden: Nuk do të ketë “Luftë të re të Ftohtë” me Kinën

Botë

Pas takimit me presidentin kinez, Biden: Nuk do të ketë “Luftë të re të Ftohtë” me Kinën

news image

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka premtuar se nuk do të ketë “Luftë të re të Ftohtë” me Kinën, pas një takimi pajtues me presidentin kinez Xi Jinping.

Ai tha gjithashtu se nuk beson se Kina do të pushtonte Tajvanin.

Ky ishte takimi i parë personal midis dy liderëve të superfuqive që kur Biden e mori detyrën.

Dyshja diskutuan gjithashtu mbi Korenë e Veriut dhe pushtimin rus të Ukrainës në bisedimet në Bali, një ditë përpara samitit të G20-ës në ishullin indonezian.

Në një takim treorësh të mbajtur në një hotel luksoz menjëherë pas mbërritjes së Xi, liderët diskutuan për një gamë të gjerë temash, përfshirë Tajvanin.

I pretenduar nga Pekini, ishulli i vetëqeverisur numëron SHBA-në si aleate dhe ka qenë gjithmonë një çështje e mprehtë në marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Tensionet u rritën në gusht kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin. Kina u përgjigj me stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth ishullit, duke shkaktuar frikën e një konflikti të mundshëm midis SHBA-së dhe Kinës.

Xi kishte theksuar se Tajvani mbetej “thelbi i interesave të Kinës dhe vija e parë e kuqe në marrëdhëniet SHBA-Kinë që nuk mund të kapërcehet”, shkruan BBC.

/GazetaSinjali/