image Pas takimit me Osmanin e Kurtin, Escobar e Lajçak takojnë edhe liderët e opozitës

Politikë

Pas takimit me Osmanin e Kurtin, Escobar e Lajçak takojnë edhe liderët e opozitës

news image

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë duke vazhduar vizitën në Kosovë.

Pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, emisarët janë takuar me liderët e tri partive opozitare.

Në takim marrin pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

/GazetaSinjali/