Ngjarjet e fundit në Ukrainë kanë aktivizuar në internet botën e artistëve të karikaturës.
Ukrainasit, të cilët po përballen me një pushtim rus, kanë postuar një karikaturë të presidentit rus, Vladimir Putin me diktatorin nazist Adolf Hitler. Twitt-i lë të kuptohet se Putini po ndiqte gjurmët e Hitlerit.
Imazhet tjera kanë të bëjnë me atë se si sanksionet nuk po i bëjnë gjë Rusisë dhe se si Bashkimi Evropian e Amerika e kanë lënë të vetme Ukrainën që të përballet me agresorin rus.