Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, e cila tha se ky është akt i rënëdë që duhet ndjekur nga institucionet përkatëse.
Sipas Tërmkollit, taksa tashmë është veç interes personal i qeveritarëve të kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.
“Taksa tashmë është veç interes personal i qeveritarëve të kaluar. LDK do të rindërtojë fuqishëm raportet me SHBA dhe gjithë botën perëndimore demokratike. Askujt nuk do t’i lejohet të luajë me shtetin dhe popullin e Kosovës për interesa personale. Z. Hoti e ka përkrahjen e plotë të LDK-së, të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot është sulmuar me vezë nga disa persona të panjohur, afër objektit të Qeverisë së Kosovës. Arsyeja e sulmit dyshohet se ka të bëj me paralajmërimin për heqjen e taksës ndaj Serbisë./GazetaSinjali/