image Pas sulmeve në Austri e Francë, Itali forcon kontrollet kufitare

Evropë

Pas sulmeve në Austri e Francë, Itali forcon kontrollet kufitare

news image

Pas sulmeve që tmerruan Francën dhe Austrinë dje, tani Italia ka vendosur që e gjithë ushtria të hyjë në funksione në të gjithë kufijtë dhe tërë rajonin italian të Tirolit Jugor, transmeton Gazeta Sinjali.

Trupat e ushtrisë italiane janë gjithashtu të përfshirë në kontrolle, siç raportuan mediat të martën. Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh dhe morën vendim që të vendosin forca sigurie në kufijtë italianë.

Ndërsa, ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese, e ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në takimin e planifikuar për sot, situata e rendit publik pritet të shqyrtohet pas sulmeve të fundit në qytetin Nice dhe Vjenë.

Gjithashtu, pritet që masat e sigurisë do të shtrëngohen në të gjithë Italinë, shkruan gazeta austriake Kronen Zeitung. /Gazeta Sinjali/