Gjatë mbrëmjes së sotme ka shpërthyer një bombolë gazi në një spital në Tetovë ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 dhe si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën shumë persona, kryesisht pacientë.
Për këtë ngjarje tragjike, kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Kryeministri Kurti për këtë eksplodim të fuqishëm i ka shprehur ngushëllime dhe gatishmëri për ndihmë Kryetares Arifi, për çfarë kjo e fundit e falënderoi Kurtin.
“Lutemi që të ketë sa më pak viktima nga zjarri që po shkrumbon spitalin e Covid në Tetovë. Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës, mjekëve e pacientëve“, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /GazetaSinjali/