image Pas shkarkimit të Qalajt, Hoti cakton ushtruesin e ri të detyrës

Kosovë

Pas shkarkimit të Qalajt, Hoti cakton ushtruesin e ri të detyrës

news image

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar shkarkimin e Rashit Qalajt nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, nga kjo zyrë njoftojnë se kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmetin, ushtrues detyre në këtë pozitë.

Njoftimi i plotë:

Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/