Pas shkarkimit të Këshillit Drejtues të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku me 9 shtator, sot ka marrë vendim edhe për anulimin e konkursit për drejtor të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Konkursi ishte shpallur me 3 qershor të këtij viti, derisa Këshilli Drejtues ka emëruar për të tretin mandat Shefqet Gjocajn drejtor, derisa MKRS-ja me vendim sot ka anuluar konkursin.
Gazeta Sinjali ka siguruar vendimin e MKRS-ës të marrë sot e në të cilin thuhet se për shkak të mosfuksionalizimit të Këshillit Drejtues të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve ( AKKV) “Shota”, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bënë anulimin e konkursit të shpallur me 03.06.2022, për pozitën drejtor i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve (AKKV) “Shota”.