image Pas shiut dhe rrëshqitjes së dheut, bllokohet rruga kryesore që kalon nëpër Shalë të Bajgorës

Kosovë

Siguri/ Pas shiut dhe rrëshqitjes së dheut, bllokohet rruga kryesore që kalon nëpër Shalë të Bajgorës

news image

Për dy ditë radhazi pati reshje të shumta të shiut në gjithë Kosovën, duke shkaktuar dëme materiale si në tokat bujqësore ashtu edhe në rrugë.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka bërë të ditur se pas reshjeve të mëdha të shiut ka pasur edhe rrëshqitje të dheut dhe bllokim të rrugës kryesore nëpër Shalë të Bajgorës.

Sipas tij, falë intervenimit të shpejtë të komunës në Tunel të Parë është mundësuar hapja e rrugës nga kompania e kontraktuar duke mundësuar qarkullim të lirë të automjeteve./Gazeta Sinjali/