COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Politikë/ Pas rrëzimit të qeverisë, aktivizohen me mesazhe përkrahësit e Kurtit: Fyeni e shani LDK-në

news image

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbrëmë me 82 vota dhe 32 kundër, u votua mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Pas rrëzimit të kësaj qeverie, të menjëhershme kanë qenë reagimet e përkrahësve të liderit të Lëvizjes Vetëvendojse, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale nga një qytetar, shihet sesi përmes një mesazhi të dërguar, simpantizantët e kësaj partie kërkojnë nga qytetarët ta përkrahin Albinin, e ta fyejnë e shajnë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Përkrahne Albinin, hyni në faqë pëlqejeni dhe shpërndajeni. Fyeni e shani LDK-në, kinse jemi votuesit e saj, por tashmë dolëm në VV. Më shumë se kurrë kemi nevojë me u aktivizu me çdo profil që mundeni”, thuhet në mesazhin e dërguar.

Image may contain: possible text that says 'all vala 112 01:25 +383 49 979 113 Text Message Today 01:23 Perkrahne Albinin, hini ne faqe like&share. Fyni e shani LDK-në kishe jem votus tuaj po tash dolem ne w. Ma shume se kurr kem nevoje mu aktivizu me cdo profil qe mundeni Message'

Mocioni ndaj Qeverisë Kurti ishte inicuar më 20 mars nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm. Ky shkarkim sipas Kurtit ishte bërë për shkak se ish-ministri përmes një deklarate kishte përhapur panikë te qytetarët për koronavirusin.

Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 71 raste me koronavirus dhe është shënuar një viktimë. Teksa gjatë ditës së djeshme nga Ministria e Shëndetësisë, kanë raportuar se dy pacientë që ishin të infektuar kanë rezultuar negativ në testet e përsëritura. Megjithatë për t’u konstatuar shërimi i tyre duhet të bëhen edhe testet kontrolluese./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin