image Pas rrëzimit të Kurtit, Thaçi aktivizohet menjëherë për ta formuar shpejt qeverinë e re

Kosovë

Politikë/ Pas rrëzimit të Kurtit, Thaçi aktivizohet menjëherë për ta formuar shpejt qeverinë e re

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ka thënë se pa humbur kohë do të fillojë bisedimet me liderët e të gjitha partive politike në Kosovë.

Thaçi ka thënë se në konsultim me liderët e partive parlamentare do t’i shoh mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes.

“Pas rënies së qeverisë, si president i vendit, pa humbur kohë do të fillojë konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes. Në çdo hap timin, si president i vendit, do ta respektoj në plotni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë një vizite në Batalionin e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës./GazetaSinjali/