image Pas rrëzimit të dronit sovjetik në Kroaci, Plenkoviq i kërkon Macronit avionë Hawkeye E2C

Evropë

Pas rrëzimit të dronit sovjetik në Kroaci, Plenkoviq i kërkon Macronit avionë Hawkeye E2C

news image

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka bërë të ditur se pas rrëzimit të një droni në Zagreb, ka kërkuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron që të dërgohet një avion për mbikëqyrje të qiellit kroat.

Droni, i prodhimit sovjetik, fluturoi përmes Rumanisë dhe Hungarisë, para se të hynte në Kroaci.

Ky dron u rrëzua të enjten mbrëma pranë një konvikti studentor në kryeqytetin kroat. Rreth 40 vetura që ishin të parkuara u dëmtuan nga shpërthimi i fuqishëm, por asnjë person nuk u plagos në këtë incident.

“Pasi droni u rrëzua në Zagreb, me kërkesën time presidenti Emmanuel Macron miratoi dërgimin e avionit detar Hawkeye E2C për paralajmërimin e hershëm dhe kontrollin e hapësirës ajrore dhe fluturimin mbi qiellin kroat. Ne vazhdojmë të punojmë me aleatët e NATO-s”, ka shkruar kryeministri kroat në një postim në Twitter.

/GazetaSinjali/