image Pas reshjeve të fundit KRU “Hidrodrini” me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Sociale

Pas reshjeve të fundit KRU “Hidrodrini” me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, pas reshjeve të fundit në vend ka njoftuar qytetarët se janë në gjendje gatishmërie për monitorimin e ujit dhe rrjetit të kanalizimit.

Tutje KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se ekipet emergjente kujdestare do të jenë në gatishmëri edhe gjatë festës së Bajramit.

Postimi i plotë:

Njoftim për Opinion

Pas vërshimeve të fundjavës në disa zona dhe territore të vendit, KRU ‘Hidrodrini’ Pejë, njofton qytetarët, se në të gjtiha njësitë e saja të zonës së mbulueshmërisë, ka ngritur shkallën dhe nivelin e gatishmërisë në monitorimin e cilësisë së ujit si dhe mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit.

Të nderuar qytetarë, do të jemi bashkë me ekipet emergjente kujdestare edhe përgjatë festës së Kurban Bajramit!

Me respekt:

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./Gazeta Sinjali/