Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, tha të premten se nga e shtuna do të ketë prapë teste falas. Ky vendim u mor pas disa rekordeve radhazi me infeksione të reja në ekonominë më të fuqishme evropiane.
Në një konferencë për gazetarë, Spahn tha se mjekët do të marrin rimbursime më të larta për vaksinime duke filluar nga e marta e javës së ardhshme, shkruan Reuters.
Gjermania raportoi shifër rekorde prej 50.196 rastesh me COVID-19 të enjten. Kjo ishte dita e katërt radhazi që ky vend shënoi shifra rekorde, ndërsa numri i fundit është për më shumë se 10.000 raste më i lartë se rekordi i para dy ditëve prej 39.676 rastesh.
Tri partitë gjermane që po zhvillojnë bisedime për formimin e qeverisë së re janë pajtuar që të mos e zgjasin afatin e gjendjes emergjente kombëtare, pavarësisht valës së re të infeksioneve./GazetaSinjali/