Pas rastit të parë me koronavirus te një grua shtatzënë ka rezultuar edhe një tjetër grua pozitiv pas testitimit në Laboratorin Mikrobiologjik.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Departamentit Gjinekologjik, Jakup Ismaili.
“Po është e vërtetë, një grua 18 javëshe shtatzënë është pozitiv, ajo është e shtruar në QKUK, është në gjendje të mirë shëndetësore, ne jemi pranë saj, lidhur me shëndetin po merremi edhe ne edhe Instituti i Shëndetit”, ka thënë Ismaili.
Gruaja është nga Prishtina në mesin e 20 personave që rezultuan pozitiv me Covid-19 më 11 prill, për të cilat Instituti Kombëtar pati raportuar se ishin të gjitha raste kontakti.
Kujtojmë se edhe një grua tjetër nga Gjakova është konfirmuar mbrëmë me koronavirus në Kosovë. Ajo u hospitalizua në njësinë intensive të Klinikës Infektive në QKUK. Pacientja është në javën e 28-të të shtatzënisë dhe në bazë të gjendjes së saj pritet të trajtohet nga konzoliumi i QKUK-së i cili përbëhet nga infektologë, anesteziolog, gjinekolog dhe neonatolog./ Gazeta Sinjali/