COVID-19

Të infektuar

1123

Të shëruar

847

Të vdekur

30

Raportimi i Sinjalit nxiti Krimet Ekonomike dhe Prokurorinë Speciale të nisin hetimet për zhdukjen e grurit nga rezervat shtetërore

news image

Pas raportimit ekskluziv të Gazetës Sinjali për zhdukjen e 2 mijë e 519 tonë grurë nga rezervat shtetërore apo nëse i llogarisim në para, rreth 630 mijë euro, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kanë nisur hetimet.

Që nga raportimi i parë, Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka kërkuar informacione se pse nuk po ndërmirren veprime ligjore, më në fund, ky rast po trajtohet tek pas një viti, pasi sasia e grurit është zhdukur në prill të vitit të kaluar.

Sot në një përgjigje elektronike për Gazetën Sinjali, zyra për informim e Policisë së Kosovës ka konfirmuar nisjen e hetimeve.

“Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës është duke e trajtuar rastin”, thuhet në përgjigjen e PK-së për Gazetën Sinjali.

Se kjo sasi e grurit është ‘avulluar’ nga rezervat shtetërore, është konfirmuar më pas edhe nga ministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Besnik Bislimi.

Rreth dy javë më parë gjatë një debati televiziv, Bislimi ndër të tjera tha se ka plaçkitje të grurit në rezervat shtetërore.

Që nga ajo kohë Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje nga minstri në fjalë, por edhe nga zyra e kryeministrit në detyrë, nëse rastin e kanë denoncuar në polici apo prokurori, por, të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Në vijim mund të lexoni se si shteti kishte vendosur që sasinë e grurit rezervë e cila ishte e deponuar në kompaninë “Universal Food”, ta bartte te “Barileva shpk”, që ishte angazhuar nga ministria për ta mbajtur sasinë e grurit në kuadër të rezervave.

Gjatë bartjes së sasisë prej 4 mijë e 669 tonë grurë nga kompania paraprake në kompaninë e kontraktuar nga MTI-ja, u zhdukën saktësisht 2 mijë e 519 tonë grurë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin