image Pas raportimit të Sinjalit - IPK-ja arreston edhe një polic për keqtrajtimin e një të riu

Siguri

Pas raportimit të Sinjalit – IPK-ja arreston edhe një polic për keqtrajtimin e një të riu

news image

Pas raportimit ekskluziv të Gazetës Sinjali për keqtrajtimin e një 18-vjeçari në stacionin policor nga polici tashmë i arrestuar, Haris Kelmendi, Inspektorati Policor ka marrë edhe një vendim, raporton Gazeta Sinjali.

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot edhe një zyrtar policor (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë).

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. I njëjti ishte suspenduar ditë më herët me rekomandim të IPK-së.

Hetimi kishte filluar nga IPK kur përmes rrugëve operative hetuesit kanë siguruar një informacion (video-incizim) në bazë të të cilit dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Prishtinë.

Gazeta Sinjali ekskluzivisht solli videon ku polici Haris Kelmendi, keqtrajtoi një 18-vjeçar.

Ky është zyrtari i dytë policor i arrestuar lidhur me rastin e njëjtë pasi që IPK-ja kishte arrestuar edhe një zyrtar policor të dyshuar më 28.01.2021. /Gazeta Sinjali/