image Pas pushtimit të Ukrainës, Edi Rama optimist për “Ballkanin e Hapur”: Më i rëndësishëm seç ishte dje

Shqipëri

Pas pushtimit të Ukrainës, Edi Rama optimist për “Ballkanin e Hapur”: Më i rëndësishëm seç ishte dje

news image

Agresioni rus në Ukrainë dhe fakti që Serbia nuk e ka dënuar atë, ka krijuar përshtypjen se projekti rajonal për Ballkanin e Hapur mund të jetë tashmë një ide e vdekur.

Por, kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një takimi në Lushnje, se Ballkani i Hapur është “një hap shumë i rëndësishëm përpara” dhe se sot në kushtet e kësaj që po ndodh, pra luftës në Ukrainë, “është edhe më i rëndësishëm seç ishte dje”. 

Ballkani i Hapur nuk ka lidhje me këtë. Nuk është ndryshim linjash themelore të politikës sonë të jashtme, në aspektin e aleancave, partneriteteve, etj. 

Është hap shumë i rëndësishëm përpara.

Sot në kushtet e kësaj që po ndodh, është edhe më i rëndësishëm seç ishte dje, në këndvështrimin tim.

Koha do ta tregojë këtë gjë“, tha Rama. 

Deri tani vetëm tre vende kanë treguar gatishmëri dhe entuziazëm për “Ballkanin e Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. 

/GazetaSinjali/