image Pas Prishtinës, edhe Vushtrria merr vendim që të mbyllë sheshet

Kosovë

Njoftim/ Pas Prishtinës, edhe Vushtrria merr vendim që të mbyllë sheshet

news image

Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim që të mbyllë sheshet e qytetit për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Avni Deliu, i cili me disa foto e video të postuara në profilin e tij në Facebook ka treguar situatën atje, shkruan Gazeta Sinjali.

“Per te parandaluar perhapjen e Corinavirusit COVID – 19 dhe per mbrojtje me te mire ne Vushtrri, Bulevardi Adem Jashari, Sheshi Hasan Prishtina para komune, Parku i qytetit te Shtatorja e Adem Jasharit, etj, jane ndaluar per qarkullim pasi qe qytetaret po levizin me te madhe neper keto vende”, thuhet në njoftimin e Deliut.

Policia e Kosovës ka vendosur shiritat paralajmërues që tregojnë për ndalim qarkullimi- shëtitje.

Deri më taani në këtë komunë janë konfirmuar 9 raste të prekura nga pandemia Covid-19.

Ndryshe, përveç Vushtrrisë, edhe Komuna e Prishtinë ka marrë sot vendim që të mbyllë sheshet./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/avni.deliu.9/posts/2831989730250588