image Pas Prishtinës edhe kjo komunë ndalon hedhjen e fishekzjarrëve në hapësira publike

Kosovë

Pas Prishtinës edhe kjo komunë ndalon hedhjen e fishekzjarrëve në hapësira publike

news image

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se, sot ka marr një vendim që çdo person që hedh fishekzjarre në hapësirat publike, do të dënohet me nga 100 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Në vendim, komuna u ndalon shitjen e këtyre mjeteve personave që nuk kanë licencë.

Po ashtu, me këtë vendim ndalohet përdorimi i ndezjes së fishekzjarrëve në hapësira publike dhe zona të banuara, përveç me datën 31 dhjetor nga ora 23:00 deri në 01:00.

Sipas vendimit, kushdo që nuk e respekton këtë vendim, do të gjobitet me 100 euro.

Ndryshe, edhe kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është ndaluar përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

Sipas urdhëresës së nxjerrë, Ahmeti thotë se kushdo që vepron kundër do të gjobitet në shumën prej 100 eurosh./Gazeta Sinjali/