Pas disa policëve serbë që dorëzuan dorëheqjet e tyre të dielën, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe disa serbë që punonin si sigurim i jashtëm në EULEX.
Ata ishin pjesë e kompanisë “Balkan International Security”, njëri nga ata që ka dhënë dorëheqje është edhe Ignjat Vuletiq.
Ai ka thënë se para disa ore kanë dhënë dorëheqje kolektive, sepse “nuk duan të jenë të vetmit serb në stacionin policor në Mitrovicë”.
“Ne donim të shihnim se çfarë do të bënte policia, pasi i shohim çdo ditë. Kur pamë që u dorëhoqën, nuk patëm çfarë të kërkonim. Nuk do të ndiheshim rehat nëse do të ishim të vetmit serbë në stacionin policor verior sonte, nesër dhe në të ardhmen”, ka thënë Vuletiq, raporton Kossev.
Sipas tij, disa prej tyre kanë punë të dyfishta e disa jo, si Vuletiq. Megjithatë, nuk do të dëshironte që njerëzit ta etiketonin. “Këta të tre janë të vetmit serb që punojnë në mesin e të gjithë shqiptarëve”.