image Pas paralajmërimit të grevave e protestave, BSPK-ja thërret federatat në takim të jashtëzakonshëm

Kosovë

Pas paralajmërimit të grevave e protestave, BSPK-ja thërret federatat në takim të jashtëzakonshëm

news image

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë nesër, takim të jashtëzakonshëm me  përfaqësues të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së.

Takimi do të mbahet në selinë e BSPK-së në orën 09:00.

Ky takim do të mbahet me  qëllim që të analizohet situata aktuale në të gjitha sektorët  dhe me qëllim të koordinimit të angazhimeve dhe veprimeve sindikale lidhur me Ligjin e Pagave  dhe  për të vendosur për veprimet e përbashkëta në kuadër të përpjekjeve për të arritur zgjidhje të pranueshme lidhur me Ligjin e Pagave.

Sipas BSPK-së, në këtë takim pas një debati do të merren edhe vendime të përbashkëta për angazhime e veprime sindikale, të cilat sipas tyre, do të kenë përkrahjen e fuqishme të  kreut dhe gjithë organeve të BSPK-së.

/GazetaSinjali/