Konferencë të jashtëzakonshme për media ka thirrur sonte në orën 22:30 presidenti i vendit, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Sinjali.
Konferenca mbahet pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e masave për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës, që sipas njoftimit të presidencës ‘bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës’.
“Kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm kur shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Sinjali/