Negociatat mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë. Pas pak minutave do të fillojë raundi tretë.
Kështu ka thënë këshilltari i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Negociatat mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë. Pas disa minutave do të fillojë raundi i tretë”, ka thënë ai.
Takimi mes dy delegacioneve ka filluar në mesditë derisa sot është dita e pestë që Rusia me forcat e saj ka hyrë në territorin e Ukrainës.