Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të takohen në orën 13:00 për të biseduar rreth mocionit të mosbesimit që një ditë më parë kreu i këtij subjekti e paralajmëroi për Qeverinë Kurti.
Me këtë mocion pritet që të mblidhen votat e deputetëve për ta rrëzuar Qeverinë, pjesë e së cilës janë LDK e LVV.
Shkak i kësaj u bë shkarkimi i paparalajmëruar i Agim Veliut të LDK-së nga detyra e Ministrit të Brendshëm nga Kryeministri Albin Kurti. /Gazeta Sinjali/