image Pas pak, Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë mban fjalim për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit

Rajon

Pas pak, Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë mban fjalim për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas pak do të mbajë një fjalim në Kuvend për aktakuzën e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetë Rama përmes Twitterit e ka paralajmëruar mbajtjen e këtij fjalimi.

“Pas pak në Kuvendin e Shqipërisë do të mbaj fjalën mbi njoftimin e djeshëm për aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli”, ka shkruar Rama në Twitter. /Gazeta Sinjali