image Pas pajtimit opozitë-pozitë, seanca vazhdon në orën 15:00

Kosovë

Kuvendi/ Pas pajtimit opozitë-pozitë, seanca vazhdon në orën 15:00

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se seanca do të vazhdojë në orën 15:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi tha se janë sqaruar keqkuptimet ndërmjet pozitës dhe opozitës dhe se kanë konsensus të plotë me grupet parlamentare.

“Pas mbledhjes së kryesisë disa keqkuptime u sqaruan, seanca vazhdon në ora 15:00. Ka konsensus të plotë në mes të grupeve parlamentare me 14 komisione dhe çdo është në rregull që në ora 15:00 të vazhdojmë me votim”, tha Gashi. /GazetaSinjali/