I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zhvillojnë një vizitë në Kosovë.
Sot në orën 16:00 ata do të priten nga presidentja Osmani, ndërsa pastaj do të zhvillojnë takim me kryeministrin Kurti.
Përmes një kumtese për media, zyra e kryeministrit ka njoftuar se takimi do të zhvillohet në orën 17:05 në Ndërtesën e Qeverisë.