Në një video-mesazh të publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’, Albin Kurti ka bërë propozimet për ministra, të njejtën gjë e ka kërkuar edhe nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Ndonëse pas propozimeve të Kurtit nuk është prononcuar ende Isa Mustafa, pas këtyre zhvillimeve ka folur deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj.
Sipas tij, “LDK mbetet e përkushtuar ti themeloj institucionet e reja sipas vullnetit qytetarë të shprehur në zgjedhjet e 6 Tetorit”.
“Verdikti i qytetarëve të Republikës së Kosovës do të jetësohet me krijimin e një qeverie që përfaqëson mandatin qytetarë të ndryshimit pozitiv për qytetarët dhe Republikën tonë”, shkruan Manaj në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/