image Pas ndarjes së banesave në Mitrovicë, Serbia do të ndërtojë spital në Graçanicë

Kosovë

Pas ndarjes së banesave në Mitrovicë, Serbia do të ndërtojë spital në Graçanicë

news image

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se dorëzimi i 36 banesave në veri të Mitrovicës, të ndërtuara me fonte të Serbisë, është “vetëm një pikë loti në det”, bazuar në atë që do të bëhet në të ardhmen, shkruan Gazeta Sinjali.

Shumë shpejt, pritet të nisë ndërtimi i një Spitali në Graçanicë.

Petkoviq, në një intervistë për uebfaqen e Partisë Përparimtare të Serbisë, që udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në radhë është ndërtimi i një spitali në Graçanicë në vlerë mbi gjashtë milionë euro.

“Para nesh është ndërtimi i spitalit në Graçanicë. Është e natyrshme që po i gëzohem kësaj, pasi populli ynë pas një dekade neglizhencë, mund ta shohë se Serbia sinqerisht kujdeset për qytetarët e saj”, ka thënë Petkoviq.

Sistemi shëndetësor, sikur edhe ata arsimor, kulturor e sportiv organizohen paralelisht në Kosovë nga Qeveria e Serbisë.

Serbia pritet të ndajë 36 banesa pa leje për serbët në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë

/Gazeta Sinjali/