Pak muaj më parë çifti i njohur nga Përputhen, Tea dhe Beart Rexhepi janë ndarë, shkruan Gazeta Sinjali
Si duket të dy kanë zgjedhur që të shijojnë jetën e tyre në rrugë të ndara.
Bearti tani ka filluar pushimet dhe si duket nuk është i vetëm.
Ai në InstaStory postoi një foto nga plazhi ku shihej me një vajzë. Menjëherë zgjoi dyshimet se kush ishte vajza e cila po shijon pushimet me të.
Gazeta Sinjali mëson se vajza e cila po shoqërohet me ish-konkurrentin e Përputhen quhet Juliana, emër ky i cili nuk është i njohur për publikun dhe nuk dihet ende se çfarë është saktësisht marrëdhënia e tyre.