image Pas motrës së dëshmorit, Qeveria Kurti la pa punë edhe nipin e Ukshin Hotit

Kosovë

Pas motrës së dëshmorit, Qeveria Kurti la pa punë edhe nipin e Ukshin Hotit

news image

Gjatë ditës së djeshme në media të ndryshme qarkulloi një video ku kushërira e Ukshin Hotit, Bahrije Hoti shihej duke u përballur me kryeministrin Kurti, të cilin e pyet se pse është larguar nga puna.

Por, nga puna siç duket është larguar edhe nipi i Ukshin Hotit, Etrit Hoti i cili është djali i dëshmorit Ragip Hoti.

Hoti ishte shkarkuar nga pozita në Postën e Kosovës.

Etrit Hoti mbante pozitën e zëvendëskryeshefit të Postës së Kosovës dhe bordi i emëruar nga Qeveria Kurti, e kishte larguar nga puna para rreth dy muajsh.

/GazetaSinjali/