Presidenti francez, Emmanuel Macron, sot do të zhvillojë një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, transmeton Sinjali.
Ai dje qëndroi në Moskë, ku u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin folën rreth tensioneve mes Moskës e Kievit.
Në Moskë, Macron tha se duhet të ketë një përgjigje të dobishme për Ukrainën. Putini, nga ana tjetër, përshëndeti rolin e Francës në formësimin e sigurisë evropiane.
Macron ka thënë se qëllimi i tij është të parandalojë një operacion ushtarak rus që liderët e tjerë perëndimorë kanë paralajmëruar se është “afër”.