image Pas modeles ruse, dikush tjetër gdhend në trup Don Xhonin, reagon reperi

Bota e Yjeve

Pas modeles ruse, dikush tjetër gdhend në trup Don Xhonin, reagon reperi

news image

Është padyshim një ndër reperët më me zë të momentit.

Ndonëse prej pak kohësh në tregun shqiptar, Don Xhoni ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, fama e të cilit ka tejkaluar kufijtë shqiptarë.

Fansat e reperit janë të shumtë në numër dhe shpeshherë ata kanë treguar se janë të “çmendur” pas tij.

Madje reperi ka zbuluar se edhe një tjetër vajzë pak kohë më parë ka gdhendur emrin e tij në krah. Në postimin e bërë në Instagram, vihet re vajza e cila ka shkruar emrin e reperit krahas figurës së një luani dhe kurore mbreti. “Çmenduri”, ka shkruar reperi krahas postimit.

Mirëpo një tjetër person ka bërë tatuazh emrin e Don Xhon dhe nuk e kemi fjalën për ndonjë fans të reperit apo modele siç ka ndodhur së fundmi. Bëhet fjalë për një ndër miqtë e tij më të mirë, të cilin mesa duket artisti e konsideron vëlla. “Big Don Xhon”, është tatuazhi që ai ka gdhendur në krah. Vetë reperi tepër i lumtur e i entuziasmuar, ka ndarë foton në InstaStory dhe shkruan: “S’mund ta blesh dashurinë, duhet ta meritosh atë. Familje! Faleminderit për këtë super surprizë vëllaçko, s’kam fjalë”. Me këtë deklaratë Don Xhoni theksoi se mikun e tij e quan “familje” dhe e meriton të konsiderohet i tillë. /Gazeta Sinjali/