image Pas më shumë se dy dekadash, Nottingham Forest rikthehet në Premierligë

Futboll

Pas më shumë se dy dekadash, Nottingham Forest rikthehet në Premierligë

news image

Nottingham Forest do të rikthehet në Premierligë pas një kohe të gjatë.

Skuadra e Nottingham triumfoi në finalen e play-off me rezultat minimal 1-0 ndaj Huddersfield.

Ishte autogoli nga mbrojtësi i Huddersfield, Levi Colwill i cili vendosi sfidën, duke shënuar në portën e gabuar në minutën e 43-të.

Nottingham Forest rikthehet kështu në divizionin e parë në Angli për herë të parë në 23 vite.

/GazetaSinjaliSport/