image Chelsea nuk merr më shumë se një barazim ndaj Forest

Futboll

Chelsea nuk merr më shumë se një barazim ndaj Forest

news image

Chelsea e ka nisur në mënyrë jo të mirë vitin 2023.

Blutë janë ndalur nga skuadra e promovuar në Premier League këtë sezon, Nottingham Forest, duke vazhduar krizën e rezultateve, shkruan Sinjali Sport.

Londinezët e nisën mirë ndeshjen duke shkuar në pushim me avantazh, pas golit të realizuar nga Raheem Sterling në minutën e 16-të.

Pas një ofenzive nga vendasit në pjesën e dytë, ata arritën që të barazojnë rezultatin nëpërmjet mbrojtësit Serge Aurier, për rezultatin 1-1.

Blutë bën përpjekjet e tyre në fund të ndeshjes për ta rrëmbyer fitoren, megjithatë rrjetat mbetën të praprekura, duke ndarë kështu të dyja skuadrat pikët.

Chelsea me këtë barazim mbetet në pozitën e 8-të në tabelë me 25 pikë të mbledhura, kurse Nottingham ndodhet në zonën e rënies nga liga, duke u pozicionuar në pozitën e 18-të me vetëm 14 pikë të mbledhura.

/GazetaSinjaliSport/