image Pas më shumë se 20 vitesh, lirohet nga burgu një nga spiunet më të njohura kundër SHBA

Botë

Pas më shumë se 20 vitesh, lirohet nga burgu një nga spiunet më të njohura kundër SHBA

news image

Ana Montes, 65 vjeç, e konsideruar si një nga spiunet më të njohura të Luftës së Ftohtë u lirua pas më shumë se 20 vitesh burg.

Ajo spiunoi për Kubën për më shumë se dy dekada ndërsa punonte si analiste në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes të SHBA.

Pas arrestimit të saj në 2001, Uashingtoni tha se ajo i kishte zbuluar Havanës pothuajse të gjitha operacionet e inteligjencës amerikane në ishull dhe për këtë arsye konsiderohej një nga “spiunët më të dëmshëm” për sigurinë amerikane.

Ana Montes u akuzua se kishte zbuluar identitetin e 4 spiunëve amerikanë dhe kishte ekspozuar materiale të tëra të klasifikuara. Gjykatësi që e dënoi me 25 vite burgim tha se ajo kishte vënë në rrezik të gjithë kombin në tërësi.

Por ndryshe nga spiunët e tjerë që ndryshojnë krah për përfitime personale, Ana Montes spiunonte për Kubën për shkak të ideologjisë së saj. Ajo kishte pranuar që të punonte për inteligjencës kubane pasi kundërshtonte politikat e Presidencës Regan në Amerikën Latine.

/GazetaSinjali/