Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së mbajtur, para mediave tha se në mbledhje nuk u diskutua për emra të përveçëm por vetëm për idenë e funksionimit.
“Sot nuk kemi diskutuar për emra, kemi diskutuat në parim, kjo çështje i është besuar kandidatit për kryeministër që të bëjë një propozim fillestar e pastaj të diskutohet edhe në kryesi”, tha Gashi
Ai më tutje shtoi se po punojnë që brenda dy dite të mbyllin çështjen e koalicionit dhe më pas të procedojnë te presidenti thirrjen për krijimin e qeverisë.
“Sapo të mbyllen koalicionet do ta dërgojmë te presidenti kërkesën për krijimin e qeverisë, sot edhe nesër po angazhohemi për mbylljen e koalicionit”, tha ai./ Gazeta Sinjali/