image Pas masave të qeverisë sllovene, Ambasada e Kosovës ka një njoftim për bashkatdhetarët

Diasporë

Pas masave të qeverisë sllovene, Ambasada e Kosovës ka një njoftim për bashkatdhetarët

news image

Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Slloveni, qeveria ka ndërmarrë disa masa, ndër to edhe kufizimi i lëvizjes ndërmjet komunave, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e kësaj Ambasada e Kosovës në Slloveni nëpërmjet një njoftimi në Facebook ka treguar se si qytetarët mund të lëvizin nga një qytet në tjetrin.

“Kalimi ndërmjet komunave lejohet për 13 përjashtime, duke përfshirë edhe qasjen në misionet e huaja diplomatike dhe konsullore. Po ashtu, për kalim ndërmjet komunave, personat duhet të kenë dëshminë e duhur për të provuar përjashtimin si dhe një deklaratë të lexueshme të nënshkruar që përmban informacionet e kërkuara me dekret”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet apel që të gjithë ata që kanë caktuar termin për kryerjen e shërbimeve në këtë ambasadë, t’i respektojnë në përpikëri të gjitha rregullat e vendosura nga institucionet e qeverisë sllovene./Gazeta Sinjali/