image Pas lëkundjeve të fuqishme të tokës, reagon Rrjeti Sizmologjik i Kosovës - Sinjali

Situata/ Pas lëkundjeve të fuqishme të tokës, reagon Rrjeti Sizmologjik i Kosovës

news image

Rrjeti Sizmologjik i Kosovës ka reaguar me një raport pas tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Shqipërimë orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Ky rrjet raporton se sipas analizës së Rrjetit Sizmik, intensitetet kanë qenë të mëdha me magnitudë të lartë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 26/11/2019 n’ora 03:54 sipas kohës lokale, Shqiperia është goditur nga disa tërmete me magnitude 3.1-6.3 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet V-IX ballë të Merkalit.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 12 km Juglindje te Durrësit
respektivisht në koordinatat : 41.40 (latituda) dhe
19.43 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 12 km.
Tërmeti në fjalë ishte i fuqishëm dhe është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës dhe rajonit”, njofton Rrjeti Sizmologjik”, njofton Rrjeti Sizmologjik.

Në anën tjetër, udhëheqësi i Sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka kërkuar që të mos shkaktohet panik te qytetarët.

Ka shkuar në 5 numri i të vdekurve nga tërmetet dhe lëkundjet e sotme që kanë goditur Shqipërinë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin