Futbollisti i Atletico Madrid, Luis Suarez ka folur për herë të parë për largimin nga Barcelona.
Uruguaiani ka fajësuar bordin për mënyrën se si është larguar.
“Unë nuk e mora mirë për shkak të mënyrës se si Barcelona më largoj. Dikush duhet ta kuptoj se ka mbaruar koha e tij”
“Unë qaja për situatën që po e përjetoja. Kishte mënyra tjera që të flisnin me mua, të më tregonin se klubi po i ndryshon gjëra. Mënyra se si folën me mua nuk ishte e mirë dhe kjo e brengosi edhe Leo Messin”, u shpreh sulmuesi i njohur.
Suarez u largua në këtë merkato në mënyrë të befasishme nga Barcelona.