image Suarez mëson skuadrën e tij të re

Futboll

Suarez mëson skuadrën e tij të re

news image

Luis Suarez do të bëhet me skuadër të re.

‘El Pistolero’ pritet të rikthehet në vendlindjen e tij për të luajtur tek skuadra uruguajane Nacional, theksojnë raportet nga Uruguaji.

35-vjeçari do të nënshkruajë kontratë deri më 31 dhjetor të këtij viti dhe do të luajë në Kupën e Botës me Uruguajin si futbollist i skuadrës së po atij vendi.

Suarez ishte agjent i lirë pasi nuk iu vazhdua kontrata me Atletico Madrid pas dy sezoneve me klubin spanjoll.

/GazetaSinjaliSport/