image Pas kryeministrit, koronavirusi prek një deputet britanik

Botë

Botë/ Pas kryeministrit, koronavirusi prek një deputet britanik

news image

Pas kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili ndodhet në terapi intensive, për shkak të koronavirusit, në spital është shtruar edhe deputeti laburist, Tony Lloyd.

Siç raportojnë mediat britanike, Lloyd, deputet për Rochdale, është shtruar në një spital në Manchester gjatë orëve të vona të së hënës.

Sipas një njoftimi nga familja e tij, deputeti 70-vjeçar është në gjendje stabile.

Në njoftim, familja shpreh falënderime për doktorët, infermierët dhe të gjithë stafin mjekësor që është duke u kujdesur për deputetin.

Deputetit i ka uruar një shërim të shpejtë edhe kryetari i Laburistëve, Sir Keir Starmer./Gazeta Sinjali/