Arta Dehari, gruaja e tashmë të ndjerit Astrit Dehari, sot pasi që mori ekspertizën e institutit zviceran në të cilin thuhet se mundësia që Astriti të jetë vetëvrarë duket pak e vërtetë , ka publikuar edhe një shkrim prekës.
Arta përmes rrjetit social Facebook, ka publikuar një fotografi ku shihet vajza e saj pranë fotografisë së Astritit. Në mbishkrimin e fotografisë, Arta ka shkruar në emër të së bijës, duke shprehur dhimbjen që nuk mundi ta njohë babain.
“Babi, sot u vërtetua ajo qa ne kemi besuar deri më sot. Gjaku yt nuk falet! Pse ma humbën mundësin të ta njohë, ta kem pranë, t’ia ndjej aromën e ta thërras Baba.#DREJTESIPERASTRITIN!”/Gazeta Sinjali/