Vetëm pak ditë më parë, Unikkatil performoi në Mitrovicë duke u rikthyer me një koncert në Kosovë pas shtatë vitesh nga hera e fundit kur ia kishte dalë të mbushte stadiumin e Prishtinës në vitin 2012.
Por, duket se reperi i cili u përfol se do e përmbyllë karrierën, jo vetëm që nuk do e bëjë një gjë të tillë, mirëpo ka vendosur të jetë në nivelin e kolegëve të tij – duke performuar jo më vetëm në stadiume dhe koncerte të rralla, mirëpo edhe në klube.
Në rrjete sociale, po qarkullon një poster, i konfirmuar edhe në faqen zyrtare të Transit Club në Pejë për një performancë të reperit në këtë klub me datë 9 Gusht duke pasuar Ledrin me 7 Gusht dhe Azet me 8. Madje është bërë i ditur edhe çmimi i biletave që për femra është 15 euro kurse për meshkuj 25.
Prive.al ka kontaktuar stafin e klubit në fjalë të cilët e kanë konfirmuar lajmin. ‘Po është e vërtetë’ – kanë deklaruar stafi i klubit.
Një zhvillim i tillë, i paprecedentë ka habitur fansat që nuk prisnin një tjetër ngjitje në skenë të reperit për periudhë kaq të shkurtër kohore nga hera e fundit.