image Pas kërkesës së Abdixhikut për shkurtimin e fushatës zgjedhore, flet Memli Krasniqi

Politikë

Pas kërkesës së Abdixhikut për shkurtimin e fushatës zgjedhore, flet Memli Krasniqi

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pas thirrjes së Lumir Abdixhikut pë shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një konference për medie, Krasniqi është shprehur se shkurtimi i fushatës gjithsesi duhet të trajtohet dhe se ai tashmë ka diskutuar për këtë çështje me kryetarët e LDK-së dhe AAK-së.

“Sic kam paralajmëruar unë kam biseduar edhe me z.Abdixhiku edhe me z.Haradinaj pas dërgimit të letrës së z.Kurti. Ne i ndajmë bashkërisht shqetësimet dhe padyshim së çkado që duhet dhe është e nevojshme të ndërmirret për të siguruar një përmirësim të situatës dhe për të ruajtur maksimalisht shëndetin e qytetarëve tanë, është e nevojshme që të diskutojmë dhe të marrim vendime. Unë e konsideroj shumë të rëndësishme që zgjedhjet e 17 tetorit të zhvillohen padyshim në nivelin e transparencës dhe demokracisë që tashmë e kemi dëshmuar, por krahas kësaj krijimit të kushteve që qytetarët kur t’i drejtohen kutive të votimit të kenë një siguri që shëndeti i tyre nuk do të rrezikohet. Ne si PDK mendojmë se duhet të diskutojmë për t’u dakorduar me fushatë të shkurtuar. Mendoj që të gjithë pa dallim duhet ta kemi prioritet shëndetin e qytetarëve”, ka thënë i pari i PDK-së. /Gazeta Sinjali/