image Pas javës së tensionuar në kuvend, deputetja Matoshi argëtohet në diskotekë me Arjola Demirin

Bota e Yjeve

Pas javës së tensionuar në kuvend, deputetja Matoshi argëtohet në diskotekë me Arjola Demirin

news image

Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, së fundmi u bë hit në rrjetet sociale me një reagim të sajin në kuvend.

Në ditën famëkeqe të Kuvendit të Kosovës ku deputetët u përfshin në një përledhje fizike, ajo ngriti lart një banderolë me mbishkrimin “A më lirë një shihe ujë a një ari tokë”.

E teksa ka pasur një javë të ngjeshur me punë dhe aktivitete, Adriana gjeti kohë që në vikend të shijonte një mbrëmje të mirë me shoqërinë.

Ajo së bashku me aktoren tjetër të famshme me origjinë nga Tropoja, Arjola Demirin, duket se kishin vendosur që ta kalonin mbrëmjen e së shtunës në një nga diskotekat e qytetit.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Ato publikuan video në rrjetet sociale, ku shiheshin duke u dëfryar dhe kënaqur në një klub nate me muzikë dhe pije freskuese.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Adriana dhe Arjola gëzojnë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën, pasi janë mikesha prej vitesh – që në kohën kur u njohën në serialin “O Sa Mirë”.

/GazetaSinjali/