image Pas incidentit të fundit reagon i dashuri i Bebe Rexhës: Krenar me këtë grua të fortë

Bota e Yjeve

Pas incidentit të fundit reagon i dashuri i Bebe Rexhës: Krenar me këtë grua të fortë

news image

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ditë më parë ka qenë kryefjala e të gjitha mediave vendore e të huaja.

Kjo pasi në koncertin e saj të së dielës në New York ndodhi një incident, ku një burrë nga audienca e goditi me telefon 33-vjeçaren, duke bërë që ajo të dërgohet me urgjencë në spital, nga ku edhe iu bënë tri qepje në fytyrë.

27-vjeçari Nicolas Malvagna i cili tashmë është i arrestuar dhe pritet të dalë para gjyqit më 31 korrik, rrezikon të dënohet me një vit burg për veprën e kryer.

E lidhur me rastin në fjalë, së fundmi ka reaguar edhe i dashuri i saj, Keyan Safyari.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët të çiftit, ku shihen të buzëqeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit.

“Krenar me këtë grua. E fortë. E bukur. E talentuar. Inteligjente dhe e ashpër sa thonjtë! Të dua” , ka shkruar Keyan Safyari në mbishkrimi ne fotografisë në Instagram.

Bebe Rexha përndryshe po vazhdon turneun e saj të koncerteve të titulluar “Best F**N Night OF MY Love”, me ndalesën e radhës që do të jetë Filadelfia.

/GazetaSinjali/